Kryeministri Kirill Petkov u përkul para varrit të Shën Kirilit në Bazilikën Romake “Shën Klemente”. “Neve na takon të vazhdojmë traditën e Kirilit dhe Metodijt dhe të ruajmë shkrimin bullgar”, tha Petkov.
“Të mbani fort anijen e shtetit bullgar, Atdheu ynë i dashur”, i uroi atij Mitropoliti i Evropës Perëndimore Antonij pas liturgjisë në kishë.
Një delegacion bullgar i kryesuar nga Kryeministri u prit në Vatikan nga Papa Françesku. Sipas traditës, delegacioni i dha një dhuratë Papës, kësaj here një skenë nga Lindja e Krishtit. Dhurata është punuar prej leshi, nga fëmijët e Qendrës Sociale “Lindja e Krishtit” të Eksarkatit Apostolik Katolik në Sofje. Nën skenë është shkruar urimi “Paqe në tokë”.
Në delegacionin e kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov mori pjesë edhe Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska, e cila gjithashtu u përul para lipsanave dhe varrit të Shën Kirilit.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me kryeministrin Mario Draghi në Këshillin e Ministrave të Italisë, si dhe me komunitetin bullgar në vend.
Vendimi i autoriteteve bullgare për dëbimin e 70 diplomatëve rusë nuk është i pavarur, por i diktuar nga forcat e jashtme dhe pavarësisht dëshirës së popullit bullgar, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova. Sipas saj,..
Pas dekadash të fokusimit në luftën kundër terrorizmit dhe ndërtimin e paqes larg rajonit të saj, tani NATO-ja po i kthehet misionit të saj të vërtetë për garantimin e sigurisë dhe integritetit territorial për vendet anëtare. Këtë e bëri të ditur..
Ministria e Jashtme e Bullgarisë shpalli se thirrjet për mbështetje për trupat ruse janë krejtësisht të papranueshme. Qëndrimi i Ministrisë vjen për shkak të postimit në Facebook të Ambasadës Ruse në Sofje. Ajo bën thirrje për donacione për..
Partia "Ka një popull të tillë" është e gatshme të negociojë formimin e qeverisë, por jo me çdo kusht, deklaroi kryetari i grupit të saj..
“Po e vazhdojmë ndryshimin”, të cilët duan një mandat për të provuar të formojnë një qeveri të dytë në parlamentin aktual nuk shkuan në konsultimet..
Presidenti Rumen Radev do ta udhëheqë delegacionin bullgar në samitin e vendeve të NATO-s, i cili nga sot derinë të enjten do të mbahet në Madrid,..