Vetëm deri dy javë më parë, një bullgare e re arriti të shënojë emrin e saj në historinë politike britanike dhe u bë bashkatdhetaria e parë dhe një nga të paktët e huaj që u zgjodh ndonjëherë për këshilltare bashkiake në zgjedhjet vendore të 5 majit.Ilustruesja Paulina Vassileva zuri vendin e dytë me 20,19% të votave në lagjen e saj South Richmond dhe fitoi mundësinë për të marrë pjesë aktive në jetën politike dhe shoqërore të vendit ku po jeton gjatë 15 vitet e fundit.
Në një intervistë për Radio Bullgarinë bashkatdhetaria jonë tha se, e do jashtëzakonisht shumë lagjen e saj dhe gjithmonë ka dashur të mund të ketë një ndikim pozitiv mbi të: “Unë besoj se, njeriu duhet të ushtrojë të drejtat e tij prej qytetari dhe mënyra më e lehtë që kjo të ndodh është që të jesh më aktiv në mjedisin në të cilin jeton.”
Suksesi i saj vjen me paraqitjen edytë në zgjedhjet bashkiake. Por, siç e dimë, çdo histori ka dhe fillimin e vet. Paulina ka lindur në Sofje, ku përfundon Kolegjin Amerikan me idenë e qartë se do që të vazhdojë arsimin e vet në Evropë. Është e pranuar në një universitet në Holandë, kur vjen lajmi se asaj i jepet një bursë presidenciale nga Universiteti Ndërkombëtar Amerikan në Londër dhe në fund të vitit 2006 ëndrra e saj e fëmijërisë për të jetuar në Britaninë e Madhe realizohet.Gjatë vitit 2012 ajo zhvillon një specializim pranë Institutit të Arteve Sotbi /Sotheby's Institute Of Art/. Pohon se, në fillimin e arsimimit të vet ka pasur si qëllim të zhvillojë një karrierë akademike në sferën e teorisë së imazheve, semantikës dhe semiologjisë, por pak nga pak pikturimi ka mare një përparësi mbi këto interesa.
Sot Paulina punon si ilustratore në praktikë të lirë. Ky është dhe shkaku që me buzëqeshje të pohojse për Richmond ajo është një nga përjashtimet e pakta të një njeriu me një punë normale dhe të paguar jo dhe shumë lartë, e cila jeton me qira. Lagja është një nga më të pasurat në Londër. “Bullgarë këtu ka, por nuk jemi të shumtë”, thotë vajza e re. Sot, angazhimet e saj kryesore si një këshilltare bashkiake në rajon janë të lidhura me këtë që ajo tu përgjigjet problemeve të qytetarëve vendas të çdo lloj karakteri.
“Unë interesohem shumë nga sfera e ndihmës sociale. Dhe rreth pjesëmarrjes sime në fushatën e fundi tzgjedhore dhe asaj për këshilltarët bashkiakë, e njoh shumë mirë anën tjetër të Richmond.Me problemet e qytetarëve, të cilët janë në një gjendje jashtëzakonisht të pabarabartë, për të cilët shpesh mendohet se, nuk jetojnë në lagje. Probleme shumë serioze, zgjidhja e të cilëve kërkon një koordinim midis institucioneve të ndryshme. Por, po kështu janë probleme , të cilat më lejojnë të kem një kontribut direkt mbi jetën dhe fatet e njerëzve. Dhe ky aspekt social është gjëja e parë, e cila më frymëzoi që të përfshihem në pushtetin lokal” - tregon Paulina.
15 vjetet jetesë në Londër dhe i gjithë pasioni në zërin e gruas së re padyshim që lind pyetjen - Ku është Bullgaria në të gjithë këtë pamje?
“Më duket se, Bullgaria në mënyrë të nënvetëdijshme më frymëzon për të gjitha këto. Bullgaria është vendi, i cili më dha shtytje të nisem dhe të largohem nga shtëpia. Së dyti, të luftoj për atë që unë dua. Dhe së treti, ajo më krijoi ndjenjën për një drejtësi sociale me të gjitha problemet, të cilat i kemi dhe me këtë se, jemi një nga vendet në një gjendje më të pabarabartë në Bashkimin Evropian. Kjo ka qenë gjithmonë në vetëdijen time dhe më detyron të interesohem shumë nga barazia sociale”, pohon Paulina.
Ajo vazhdon aktivisht të informohet për atë që rastis në atdheun e saj, sepse, siç thotë dhe ajo vetë: “aty është shtëpia ime”. Me interes ndjek se si po zhvillohet vendi dhe opinjoni shoqëror, çfarë pengesash, por dhe çfarë mundësish ofron e tanishmja.
"Aktualisht Bullgaria më duket mjaft kontradiktore. Duket mjaft e mërzitur, me probleme, të cilat vendosen njëri mbi tjetrin”. Por, është kategorike, se gjithmonë ka rrugë mbrapa.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivi personalPasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..