Numri i autobusëve që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitare Durankullak me shtetas ukrainas në 24 orët e fundit është tre herë më shumë se numri i hyrjeve. Ky trend është vërejtur për rreth një javë. Siç njoftoi qeveria, që nga fillimi i qershorit shteti ka ulur mjetet për të mbështetur një refugjat ukrainas në një hotel nga 40 leva /20 euro/ në 15 leva /7 euro/ në ditë.
"Refugjatët ukrainas duhet të integrohen së shpejti në tregun e punës në Bullgari dhe të fillojnë të jetojnë si të gjithë bullgarët e tjerë," tha Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. “Shteti i ka trajtuar këta njerëz me respektin e nevojshëm, me përgjegjësinë e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se vendi ynë nuk e ka braktisur idenë që më 1 qershor qytetarët ukrainas të ikur nga lufta në vendin tonë të akomodohen në baza shtetërore.Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..