Në 24 orët e fundit janë shënuar 73 raste të reja me Covid në vend, ose 60 më pak se një ditë më parë. Mbi 61% prej të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 2.9% e 2485 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i rasteve aktive u ul me 692 në 76 901. 12 pacientë të infektuar u shtruan në spitale. 10 nga të sapo shtruarit, ose mbi 83%, nuk janë vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital është ulur me 10 në 410. Në repartet e terapisë intensive janë vendosur 37 persona të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë 1 pacient me Covid të konstatuar që nuk ishte vaksinuar. Janë shëruar 764 persona, të dielën janë bërë 13 vaksina. 2 059 200 persona kanë përfunduar imunizimin.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..