Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Azerbajxhani do të furnizojë Bullgarinë me gaz për 25 vjet

Foto: BGNES

Azerbajxhani do të furnizojë Bullgarinë me gaz për 25 vjet, siç është rënë dakord mes dy vendeve. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm i vendit, Xhejhun Bajramov, i cili është për vizitë në Bullgari me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme Teodora Gençovska.

Bullgaria është një nga tre përfituesit e gazit të Azerbajxhanit në Evropë. Bajramov tha se Azerbajxhani pret përfundimin e lidhjes midis Bullgarisë dhe Greqisë, përmes së cilës vendi ynë do të mund të marrë plotësisht gazin azerbajxhanas. "Kjo do të kontribuojë shumë në sigurinë energjetike të vendit tuaj në këtë kohë të paqëndrueshme," theksoi Bajramov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD