Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet në kuadrin e Planit të Rimëkëmbjes janë të lidhura me veton për Maqedoninë e Veriut

Foto: EPA/BGNES

Sipas burimeve të BNR, fondet që presim të marrim në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë do të lidhen me pozicionin e vendit tonë ndaj kazusit të Maqedonisë së Veriut. Mesazhe të ngjashme janë marrë tashmë në një takim të një përfaqësuesi të qeverisë franceze me grupet parlamentare të koalicionit qeverisës. Aktualisht po përgatitet vizita e Kryeministrit Kirill Petkov në Francë, ku ai do të takohet me Emmanuel Macron para përfundimit të Presidencës franceze të BE-së. Përkundër idesë fillestare që Rumen Radev të marrë pjesë në takimin me Presidentin francez, Kreu i Shtetit bullgar sot tha se nuk ka kushte për vizitën e tij në Paris, pasi nuk është bërë përparim në çështjet e pazgjidhura mes Sofjes dhe Shkupit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD