Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në majën Okollçica, bullgarët nga mbarë vendi nderuan kujtimin e Botevit

Foto: arkiv

Pak ishin të gatshëm të jеpnin gjithçka në emër të idealit të tyre. Kështu tha Kryeministri Kirill Petkov, i cili mori pjesë në adhurimin në majën Okollçica kushtuar Ditës së poetit revolucionar Hristo Botev.

Në fjalinë e tij mbajtur jo shumë larg vendit ku vdiq poeti dhe revolucionar, kryeministri tha: “Në historinë e njerëzimit ka shumë burrështetas dhe pushtetarë, disa prej tyre kanë tradhtuar atdheun, disa prej tyre janë përshtatur me të fuqishmit e ditës dhe pak janë vërtet të gatshëm të japin gjithçka në emër të idealit të tyre. Dhe Hristo Botev është midis tyre."

Fjalimi i Petkovit u shoqërua me thirrje të pakënaqur, por edhe me duartrokitje.

Dita e Botevit dhe e të Vrarëve për Lirinë e Bullgarisë u shënua me sinjalin tradicional të sirenës në orën 12 dhe me veprimtari përkujtimore në mbarë vendin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD
Toshko Jordanov - ITN

Nuk ka perspektivë për formimin e një qeverie me mandatin e tretë

Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë..

botuar më 24-07-30 5.20.MD