Sektori i automobilave është industria me rritje më të shpejtë në Bullgari dhe zë 10-12% të PBB-së së vendit. Këtë e bëri të ditur gjatë konferencës ndërkombëtare “Automotive and Mobility Forum“ në Sofje Presidenti Rumen Radev. Ai theksoi se 9 nga 10 makina të prodhuara në Evropë kanë komponentë të integruar të prodhuar në Bullgari, dhe 80% e sensorëve të makinave të shitura në Evropë janë bërë nga objektet me bazë në Bullgari.
“Bullgaria me një popullsi prej 7 milionë banorësh konkurron me sukses me fuqitë kryesore si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe merr çmime në të gjitha garat ndërkombëtare në shkencat natyrore”, tha Radev dhe duke iu drejtuar investitorëve theksoi se ky është një tregues i qëndrueshmërisë së investimeve në Bullgari.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..