Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatisë ndryshime ligjore për të mbështetur integrimin gjuhësor të fëmijëve të bullgarëve të lindur jashtë vendit ose që kanë kaluar një kohë të gjatë atje. Ideja është që ata të mund të vazhdojnë arsimin e tyre plotësisht në shkollat bullgare. Përfaqësues të Ministrisë dhe të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit diskutuan këtë çështje në komisionin përkatës parlamentar.
Sipas kryetares së Komisionit Antoaneta Coneva, mësimi i bullgarishtes është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kthimin e familjeve bullgare në vendlindje. Bojanka Ivanova nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit tha se fëmijët bullgarë që nuk е dinë bullgarisht përballen me një pengesë gjuhësore në Bullgari. Ndaj Asociacioni propozon organizimin e programeve shtetërore 3-vjeçare për trajnime shtesë dhe përshtatje në mjedisin arsimor të nxënësve të ardhur nga jashtë. Tani ata po e përmirësojnë nivelin e zotërimit të bullgarishtes në shkollat private.Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..