Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke bashkohet për zgjedhjet presidenciale në 2023

Një nga femrat më me ndikim në politikën turke Xhanan Kaftanxhëogllu u hodh në burg për të vuajtur një dënim 5-vjeçar për fyerje të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Kaftanxhëogllu, e cila është Kryetarja e Partisë Republikane Popullore Kemaliste në Stamboll, u lirua më vonë. Gjashtë parti kryesore opozitare ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin kundër sundimit të Erdoganit deri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2023, transmetoi CNN Turk. Partia e së Ardhmes, Partia për Demokraci dhe Përparim, Partia Popullore Republikane, Partia e Mirë, Partia e Lumturisë dhe Partia Demokratike shpallën 10 kritere për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme, pavarësinë e bankës qendrore dhe lirinë e mediave. Opozita e bashkuar dëshiron që t’i jepet fund sistemit të garancisë së depozitave në lira turke, krijimin e një komisioni për migracionin dhe luftën kundër terrorizmit.

Rumania do të vendosë embargo mbi investimet ruse në vend

Largimi i kompanive ruse nga porti rumun Konstanca në Detin e Zi është çështje kohe, tha Ministri rumun i Mbrojtjes Vasile Dënku cituar nga AGERPRES. Lidhur me investimet ruse në Rumani, ministri tha se Bukureshti respekton plotësisht vendimet e marra në nivel evropian. Lidhur me situatën në portin Konstanca, ku tre nga katër anijet që furnizojnë me karburant anijet e tjera janë në pronësi të kompanive ruse, Dënku tha se ishte vetëm çështje kohe që të merren masat në përputhje me vendimet e BE-së. Ministri shtoi se ka shumë pak investime ruse në Rumani që duhen embargo.

Greqia dërgon makina sovjetike të këmbësorisë në Ukrainë

Ministria greke e Mbrojtjes konfirmoi se do t’i sigurojë Ukrainës mjete të blinduara të këmbësorisë BMP-1 të prodhimit sovjetik për të njëjtin numër mjetesh të blinduara moderne gjermane Marder, shkruan kathimerini.com. Lajmi u bë i ditur nga Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili njoftoi se ra dakord për skemën me Kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Athina disponon 147 BMP-1 të dorëzuara nga ish Republika Demokratike e Gjermanisë. Opozita tha se është “e papranueshme që populli grek të mësojë nga një politikan i huaj se vendi do të armatos Ukrainën”. Udhëheqësi i krahut të majtë Aleksis Cipras paralajmëroi se parlamenti ra dakord vetëm për ndihmën humanitare për Ukrainën dhe bëri thirrje për një debat parlamentar për këtë rast. Sipas opozitës, kështu qeveria redukton mbrojtjen e ishujve, mes tensioneve në rritje me Turqinë.

Qeveria e re në Lubjanë do ta largojë Slloveninë nga Katërshja e Vishegradit

Parlamenti slloven miratoi qeverinë e re të qendrës së majtë të Kryeministrit Robert Gollob. 53 deputetë nga 90 e mbështetën qeverinë, e cila përfshin ministra nga Lëvizja për Liri, socialdemokratët dhe të majtët. Kabineti përbëhet nga 17 ministra, 7 prej tyre gra, numri më i madh deri tani. Prioritetet e qeverisë janë përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe social, depolitizimi i policisë, energjia e pastër dhe zgjerimi i lirive të medias, premtoi kryeministri. Ish-Kryeministri Marian Sharec e mori Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa  eurodeputetja Tanja Fajon - Ministrinë e Jashtme. Ajo tha se dëshiron që Sllovenia të afrohet me “vendet e mëdha të BE” si Gjermania, Franca dhe Italia sesa me Grupin e Vishegradit, i cili përfshin Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë.

Nga viti 2023 Kroacia e vë eron në qarkullim

Komisioni Evropian njoftoi se Kroacia përmbushi të gjitha kriteret për t’u anëtarësuar në eurozonë, duke i mundësuar vendit të bëhet anëtari i 20-të i zonës së monedhës së përbashkët më 1 janar 2023. Tranzicioni i Kroacisë nga kuna në euro do të ndodhë më pak se një dekadë pas pranimit të ish-republikës jugosllave në BE. Sipas Brukselit, Zagrebi përmbushi kushtet e rrepta për t’u bashkuar me monedhën e përbashkët, duke përfshirë mbajtjen e inflacionit në intervalin e BE-së, si dhe shpenzimet e arsyeshme publike. Bashkimi me euron “do ta bëjë ekonominë e Kroacisë më të fortë, duke përfituar qytetarët, bizneset dhe shoqërinë e saj” dhe do të forcojë vetë euron, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, defenseromania.ro, arkiv, gov.si

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD