Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina i ka kërkuar Bullgarisë armë të vjetra sovjetike

| rinovuar më 22-06-06 7.15.MD
Ambasadori i Ukrainës Sh. e Tij Vitali Moskalenko
Foto: BGNES

Ambasadori i Ukrainës në Sofje, Vitali Moskalenko, i ka kërkuar zyrtarisht Bullgarisë armë për Ukrainën. Ministria e Jashtme bullgare nuk i është përgjigjur ende notës.

"Ne kemi nevojë për armë, ne po flasim për obusë dhe sisteme raketore - sovjetike, armë të vjetra që mund t'i trajtojmë," deklaroi Ambasadori për bTV.

"E kam dërguar notën të premten. Nuk është e mundur të marrim një përgjigje në një periudhë kaq të shkurtër kohore, por apele të ngjashme do t'u dërgoj edhe institucioneve të tjera përkatëse, siç është Ministria e Mbrojtjes", shpjegoi Ambasadori ukrainas. Moskalenko shtoi se vërtet 80 tanke nga vendi i tij do të riparohen në Bullgari.

“Është e çuditshme që ne mësojmë lajme kaq të rëndësishme nga ambasadat e huaja, në këtë rast - nga ato ukrainase”, komentoi Nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova, informacionin e lajmëruar nga Ambasadori ukrainas Vitali Moskalenko.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD