Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Asen Vasilev gjatë diskutimit për përditësimin e buxhetit në këshillin trepalësh.
"Politika e të ardhurave në formën e saj tradicionale /rritje me 10%, 5%, ose 15% të pagave të të gjithë punonjësve/, nuk është parashikuar në këtë aktualizim të buxhetit dhe Ministria e Financave është kundër një politike të tillë", tha Asen Vasilev. Rritja e pagave do të jetë në institucionet ku do të ketë reforma në administratë. Për shkak të çmimeve të larta të burimeve të energjisë, bizneset do të mbështeten përmes Ligjit për Energjetikën.
Përditësimi i buxhetit vlerësohet për një inflacion mesatar vjetor prej 11.9%, një deficit buxhetor mbi gjashtë miliardë leva / 3 miliardë euro /, por duke ruajtur raportin me Produktin e Brendshëm Bruto prej 4.1%.Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..