Sporti më i ri olimpik – kërcimi break, bëri debutimin e tij në Bullgari në Festivalin Olimpik Veror të Rinisë në pushimoren Allbena. Yjet e ardhshëm të sportit të Bullgarisë u mblodhën në forumin multisport, të organizuar nga Komiteti Olimpik Bullgar për 15 vjet rresht. Gati 500 talente të reja garojnë në 10 sporte rekord. 12 nga kërcimtarët më të mirë break në vend demonstruan aftësitë e tyre. Bejsbolli bëri gjithashtu debutimin e tij konkurrues.
Tradicionalisht, festivali i Komitetit Olimpik Bullgar mbahet nën moton “Të zbulojmë shpresat olimpike të Bullgarisë”.
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..