Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Versioni rus i alfabetit cirilik, i ngulitur në kompjuterë dhe pajisje celulare, tashmë ka një alternativë

Foto: uspelite.bg

Një nga diskutimet e shumta për shfaqjen e shkrimit bullgar është se kush është krijuesi i vërtetë i tij. Duke mbërritur në Moravinë e Madhe, me kërkesën e Princit të saj Rostisllav drejtuar Perandorit bizantin Mihaill III, Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, krijuan shkrim dhe shërbesa fetare në gjuhën sllave. Detyra e tyre atëherë ishte që të arrijnë njohjen e saj nga Patrikana e Kostandinopojës dhe Papati. Megjithatë, shndërrimi i shkrimit sllavnga glagolitik në të cirilik që njohim dhe përdorim sot, u realizua në sajë të njërit prej pesë dishepujve të mbijetuar pas vdekjes së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij. Emri i tij është Klement, i cili pas mbërritjes në Bullgari u përcoll së bashku me dishepujt e tjerë në kënde të ndryshme të mbretërisë me misionin për të shpërndarë shkrimin dhe literaturën e krijuar në të nga nxënësit e të dy vëllezërve. Përderisa punonte me nxënësit e tij Klementi kuptoi se ishte e vështirë për ta të shkruanin disa nga letrat glagolitike. Për këtë arsye ai vendosi të krijojë një alfabet me shkronja të reja, më të thjeshta. Më shumë se 1100 vjet më vonë, më se 200 milionë njerëz në më se 20 vende shkruajnë sot me këtë alfabet. Në asnjë prej tyre, megjithatë, nuk është e caktuar një ditë e veçantë për të nderuar veprën e shenjtë të krijimit të saj, si në vendin tonë më 24 maj. Me rastin e festës më bullgare, një studio vendore e dizajnit, në bashkëpunim me uebsajtin “Uspelite” vuri në dispozicion për përdorim një font të ri “Azbuki” për të pasuruar shumëllojshmërinë e shkronjave cirilike. Është vepër e dizajneres grafike Anita Rupova. Por pse është kaq e rëndësishme kjo ëndërr tashmë e realizuar për krijuesit e saj?

“Si stilistë, ne punojmë shumë me fontet. Ato së bashku me ngjyrat janë pjesë e identitetit reklamues të çdo kompanie apo organizate. Duke punuar me shkronjat, përditë përballeshim me faktin se në mesin e tyre mungon versioni bullgar i alfabetit cirilik dhe ne donim ta ndryshonim atë” - tha themeluesja e studios, Zllatina Petrova, në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Desisllava Ivanova dhe Zllatina Petrova

“Për ne, çdo përpjekje për të bërë diçka të mirë për Bullgarinë është shumë emocionuese”, tha Desisllava Ivanova, redaktore e partnerit mediatik të faqes. - Ne përpiqemi dhe tregojmë se një person mund të jetë patriot në mënyra të ndryshme. Ato nuk kufizohen vetëm me këndimin e himnit dhe ngjitjen e majës Shipka për një nga festat kombëtare. Kjo është arsyeja pse krijimi i një fonti në cirilikën bullgare na dukej një ide jashtëzakonisht e përshtatshme për të bashkëpunuar.”

Dhe cilat janë dallimet midis cirilikës ruse dhe asaj bullgare? Sipas Zlatinës, ato janë të vogla, pothuajse të parëndësishme dhe megjithatë:

“Shkronjat shkruhen ndryshe. Si fillim, në versionin e tij bullgar kemi një dorëshkrim specifik të shkronjave „а“, „д“, „ж“ „з“, „ч“, „щ“. Cirilika ruse është me shkronja të shtypura. Shembulli më i qartë që mund të jap për ndryshimet midis dy llojeve të shkronjave është se tekstet që lexojmë në internet më së shpeshti shkruhen në cirilikën ruse.”

Prandaj, një nga qëllimet tona më të rëndësishme në zhvillimin e këtij fonti është që sa më shumë njerëz të kuptojnë dallimet midis versioneve ruse dhe bullgare të alfabetit cirilik - shton Petrova. Sa i përket faktit nëse ky font i ri do të ringjallë dëshirën dhe interesin për shkrimin me dorë, ekipi do të ishte shumë i lumtur nëse do të provokonte një gjë të tillë.

“E megjithatë, ndoshta kjo është një çështje që lidhet tërësisht me epokën në të cilën jetojmë. Jemi të rrethuar nga teknologji dhe shkruajmë gjithnjë e më pak me dorë. Kjo është arsyeja pse fontet që përdorim janë mënyra jonë për t’i dhënë identitet asaj që kemi shkruar” – vëren Zlatina.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: azbukifont.com, uspelite.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD
Ilija Llukov

Komunitetet bullgare jashtë vendit e mirëpresin këngëtarin popullor Ilija Llukov me pëllumba të bardhë në qiell

Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..

botuar më 24-12-16 7.30.PD