Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shërbimet po kontrollojnë deputetët që u larguan nga mazhoranca në pushtet

Pllamen Shallëfov
Foto: BNT

Në një seancë të jashtëzakonshme më 21 qershor, Parlamenti do të diskutojë votën e mosbesimit ndaj qeverisë. Votimi më i hershëm mund të mbahet 48 orë më vonë.

Para televizionit Nova, deputeti i partisë në pushtet “Po e vazhdojmë ndryshimin” Pllamen Shallëfov uroi deputetët që u shkëputën nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN), e cila u largua nga koalicioni në pushtet. Ai tha se pushtetarët kanë në plan të mbledhin deri në 23 qershor shumicën që mungon.

Nënkryetarja e Kuvendit Popullor nga ITN Iva Miteva ka komentuar për BNR se ka një presion shumë të madh mbi deputetët e tyre, ata madje po kontrollohen për rrethana komprometuese nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD