Mbështetës të partisë nacional-konservatore VMRO dhe dy nga bashkëkryetarët e partisë, Angell Xhambazki dhe Aleksandër Sidi, rrethuan shtëpinë e Kryeministrit Kirill Petkov. Ata insistuan për të biseduar me Petkovin dhe të shohin dokumentet për të ashtuquajturin “propozim francez” për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Përfaqësuesit e partisë theksojnë se disa herë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme për t'u takuar me Kirill Petkovin dhe me Ministrin e Jashtëm. Ky është shkaku për ta pritur Kryeministrin para shtëpisë së tij, që të bisedojnë me të. VMRO gjithashtu kërkoi një mbledhje të Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.Bullgaria po shqyrton mundësinë e groposjes së karburantit bërthamor të shpenzuar nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në Finlandë. Këtë e tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov, në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor..
Nëpunës të Ministrisë së Brendshme u mblodhën përpara ndërtesës së presidencës në Sofje dhe lëshuan sirenat e makinave në shenjë mbështetjeje të ministrit të brendshëm Kalin Stojanov. Kjo ndodhi pasi presidenti Rumen Radev në fillim të ditës së..
Çmimi i tokës bujqësore në vend pothuajse u dyfishua në çmim, ose me 108.7% në 7 vitet e fundit, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në vitin 2016, çmimi mesatar për dynym ishte 770 leva (386 euro), ndërsa vitin e kaluar ishte..
20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve..