Inflacioni rekord, ngadalësimi i fondeve për Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, rënia e investimeve të huaja dhe deficiti - këto janë argumentet kryesore të opozitës, përfaqësuar nga GERB-SDS, të cilët kërkuan votimin e mocionit të mosbesimit në Këshillin e Ministrave të qeverisë së Kryeministrit Kirill Petkov. Ja argumentet e forcës së dytë politike në Parlament në opozitë, të cilat i prezantoi Kirill Ananiev, ish-ministër i ekonomisë në qeverinë e kaluar të Bojko Borisovit.
“Rritje ekonomike e mbivlerësuar, inflacion i nënvlerësuar, deflator i nënvlerësuar në sfondin e rritjes së çmimeve të prodhimit në tregun vendas, deficit i lartë buxhetor, borxh i madh i cili do t’i skllavërojë gjeneratat e ardhshme, llogari korrente negative për tremujorin e parë, për faktin se importet janë dyfishuar, krahasuar me kontributin dhe eksportet neto ndaj PBB-së që po përkeqësohen. Ulje joreale e papunësisë me 4.5%, përmasë kritike e rezervës fiskale dhe vlerësime të tjera të pasakta të komponentëve të planifikimit makroekonomik”.
Ananiev theksoi gjithashtu se politika financiare dhe ekonomike nuk është abstrakte dhe se kjo qeveri meriton një votë mosbesimi në politikën e saj të përgjithshme. "Kjo politikë është reflektim i gjendjes dhe zhvillimit të të gjitha sferave në sektorin publik, financave dhe të gjithë zhvillimit socio-ekonomik të vendit", tha Ananiev. - Bullgaria është në vendin e dytë për nga rritja e çmimeve. Popullsia po humbet fuqinë blerëse, pabarazitë po shtohen.
Në përgjigje, Kryeministri Kirill Petkov i përshkroi tezat e opozitës si "të çuditshme" dhe tha se ka "sugjerime të gabuara ekonomike" të bëra në gjashtë muajt e fundit në sfondin e masave socio-ekonomike të marra nga qeveria:
“Kemi rritur pagën minimale nga 670 leva (335 euro) në 710 leva (355 euro). Mbështetëm familjet e reja për lehtësim shtesë tatimor. Për herë të parë pas shumë vitesh kemi çerdhe dhe kopshte falas, kemi ndarë 100 milionë leva (50 milionë euro) për kampe sportive dhe kulturore. Kemi rritur pensionet nga 300 (150 euro) në 370 (185 euro), dhe kemi parashikuar që tani, në korrik, pensionet të arrijnë 467 leva (233 euro). Një rritje e tillë e paprecedentë e të ardhurave në kuadrin e një viti me 55% nuk ka ndodhur gjatë 12 viteve të kaluara. Rritëm edhe buxhetin me 315 milionë leva (157.5 milionë euro) për sistemin arsimor, gjë që garanton që paga mesatare e mësuesve të jetë 25% më e lartë se mesatarja kombëtare. Një shpërblim i mirë garantohet edhe për mjekët, pasi paga bazë e mjekut do të jetë 2000 leva (1000 euro) dhe për infermierët 1500 leva (750 euro). Për mjekët e përgjithshëm ka një rritje prej 38% të të ardhurave krahasuar me një vit më parë. Ky është një parakusht për të tërhequr profesionistë të rinj. Për personat me aftësi të kufizuara kemi ofruar mbështetje shtesë prej 280 milionë leva (140 milionë euro). Masat që parashikojmë me përditësimin e buxhetit janë një normë zero e TVSH-së për bukën, 25 stotinka (rreth 14 euro cent) ulje e benzinës dhe naftës, lirim nga akciza për energjinë elektrike dhe gazin e lëngshëm, ulje e tarifës së ngrohjes në 9%. Për biznesin, ne miratuam programe për të mbështetur dhe për të zbutur çmimet e paqëndrueshme të energjisë elektrike dhe gazit që arrijnë në 3.5 miliardë leva (1.75 miliardë euro). Kështu, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit nuk u rritën në krahasim me çmimet e muajit tetor. Për konsumatorët familjarë, çmimet e energjisë elektrike kanë mbetur të njëjta. E gjithë kjo ndodh në sfondin e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare me 54% dhe të rritjes së trefishtë të çmimit të gazit në 12 muajt e fundit.”
Në fjalimin e tij, kryetari i Komisionit për Buxhet Ljubomir Karimanski nga "Ka një popull të tillë" (ITN), theksoi pikat e paplotësuara të marrëveshjes së koalicionit në fushën e financave dhe ekonomisë.
"Bullgaria duhej të bëhej një qendër logjistike dhe financiare duke hapur qendra financiare për kompanitë shumëkombëshe dhe duke i tërhequr ato përmes rrjeteve të transportit - sa kompani të tilla kemi pranuar në vend, sa rrjete të tilla transporti janë krijuar," pyeti ai. Deputeti tha gjithashtu se nuk është përgatitur plan kohor për reformat e propozuara nga grupet e tjera parlamentare me vlerësime për sigurimin e tyre financiar.
“Të gjithë në prapaskena u ndjenë të kërcënuar, sepse ndryshimi filloi dhe sepse këta njerëz e kuptojnë shumë mirë se mund të shpëtohen po të rrëzohet kabineti dhe rikthehet status quo-ja”, tha nga foltorja e Kuvendit Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Ekonomisë, Kornelija Ninova. Sipas saj, Bullgaria është financiarisht e qëndrueshme dhe ekonomikisht e zhvilluar pavarësisht të gjitha rrethanave. Megjithatë, ka çështje të hapura: rritja e çmimeve, varfërimi, pabarazia, ulja e fuqisë blerëse dhe drejtësia.
Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë e quajti Kryeministrin Kirill Petkov "shkelës të kushtetutës" dhe u bëri thirrje ligjvënësve ta mbështesin mocionin e mosbesimit.
“Po dëgjojmë gënjeshtrat e rradhës” – kështu i komentoi lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov deklaratat e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse. Ai shtoi se vendimin për futjen e euros e kanë marrë vetëm nëntë ministra.
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..