Pensionet do të rriten vetëm me 6.1% nga 1 korriku për shkak të vonesës së votimit përfundimtar të përditësimeve të buxhetit në Kuvendin Popullor. Sipas planeve paraprake, çdo pensionist duhej të kishte një rritje prej 10% plus një shtesë prej 60 levash.
“Ka një vonesë, por ajo do të jetë brenda qershorit”, tha kryetari i Komisionit Parlamentar të Buxhetit Ljubomir Karimanski, duke siguruar që njerëzit do të marrin rritjen e planifikuar.
Ndërkohë, Komisioni Parlamentar i Buxhetit vendosi në lexim të dytë që pensioni minimal të jetë 467 leva (238 euro) nga 1 korriku.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..