Presidenti Rumen Radev kryeson delegacionin bullgar në Madrid për samitin e NATO-s. Përpara forumit, Turqia hoqi veton ndaj pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se ky është një sinjal i qartë për presidentin rus Vladimir Putin se dyert e paktit janë të hapura për vendet e tjera.
Një paketë e re ndihme për vetëmbrojtje të Ukrainës do të arrihet në Madrid. Rusia pritet të identifikohet si një kërcënim i madh në konceptin e ri të NATO-s, shtoi Stoltenberg.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta caktojë Rusinë si shtet terrorist. Zelenski gjithashtu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të njohin Rusinë si sponsor të terrorizmit. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një konferencë për shtyp se ai ka refuzuar të njohë Rusinë si sponsor të terrorizmit sepse "kjo nuk është metodologjia e Francës". Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stéphane Dujarric, komentoi se vendime të tilla nuk janë në kompetencën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.50 ditë pas betimit, qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov gëzon një vlerësim besimi prej 27%. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i Agjencisë “Market Links”, i porositur nga bTV. Mosbesimi në kabinet u rrit nga 42% në 46% krahasuar me muajin..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një përgjigje me shkrim drejtuar deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” Ivajllo Mirçev, njoftoi se Bullgaria dhe Ukraina kanë një projekt të përbashkët të teknologjisë së lartë. Të dy..
Pas konsultimeve ndërmjet institucioneve bullgare dhe UNESCO-së, Byroja e Komitetit të Trashëgimisë Botërore ra dakord të organizojë Sesionin e 47-të të Komitetit në selinë e UNESCO-së në Paris nga 6 deri më 16 korrik. Këtë e bëri të ditur Ministria e..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria..