Mirëpritja e mëngjesit të parë të korrikut në bregun bullgar të Detit të Zi, nën tingujt e muzikës, është kthyer në një ritual plot dritë dhe ndjesi pozitive, i vëzhguar dhe i përcjellë brez pas brezi.Edhe pse e ndikuar nga lëvizja botërore e hipive dhe shpirti i lirë i viteve 60 në shekullin e kaluar 20, pritja dhe takimi i rrezeve të para të diellit të korrikut vërehet vetëm në Bullgari. Fillimi është vënë 42 vjet më parë në kryeqytetin detar Varna, pas së cilës është zhvendosur më në verilindje në vendin piktoresk Kamen Brjag. Aty, për dekada me radhë, aktori kryesor në programin e pasur muzikor ishte vokali i grupit rok Uriah Heep John Lawton, i cili u largua nga kjo botë në vitin 2021 më 29 qershor.
Tradita e cila ka fituar popullaritet mes bullgarëve si “July Morning” do të respektohet dhe sivjet, në lokalitetin “Ogënçeto” /”Zjarri”/ rreth Kamen Brjag, me interpretime të rok bandave bullgare. Mik i posaçëm i ngjarjes është vokalisti legjendar i grupit “Rainbow”, “Alcatrazz” dhe „Michael Schenker Group” - Doogie White, të cilët bashkë me rok gripin bullgar "John“Steel” do të mbajë një koncert një orësh, me një pjesë nga rok hitet më të mëdha botërore. Me ardhjen e lindjes ai do të këndojë këngën emblematike të “Uriah Heep” nga viti 1971 “July Morning”. Koncerti fillon një orë përpara mesnatës dhe do të vazhdojë deri në orën 6:00 në mëngjes. Rrezet e para të diellit do të prekin bregun tonë detar tek qepi Shablla-pika më lindore e Bullgarisë. Pikërisht aty, adhurues të shumtë të natyrës së egër si dhe adhurues të përjetimeve romantike nëpër çadra po kështu do të presin lindjen e diellit nën tingujt e muzikës.
Mes tyre është dhe Nikita Georgiev i cili është i tërhequr nga bukuria e këtij rajoni dhe jo për herë të parë do të presë mëngjesin e parë të korrikut në bregun e detit:
“Njerëzit, të cilët verojnë në Bregdetin Verior të Detit të Zi vijnë me çadra. Këtu është zonë kampingu dhe u formua shumë bukur, sepse që të gjithë u mblodhëm në të gdhirë. Kishte dhe koncert. Ndjenja qe e papërsëritshme - të shikosh sesi lind dielli dhe sesi që të gjithë njerëzit gëzojnë. Kjo natyrisht që ishte përpara Korona virusit, do të shohim sesi do të zhvillohen gjërat tani. Shpresoj që më shumë njerëz të vijnë në bregdetin tonë të Detit të Zi, në vend që të udhëtojnë deri në ndonjë vend tjetër.”
Një nga monumentet kryesore të Kepit Shablla është fari më i vjetër dhe më i lartë në bregun bullgar të Detit të Zi, i ndërtuar gjatë vitit 1856.
Fill afër tij është Tuzlla e Shabllës , e njohur me baltën e saj shëruese, dhe zona e Detit të Vogël, ku sivjet do të zhvillohet dhe një koncert, i cili i kushtohet lindjes së parë të diellit të korrikut, organizuar nga Spirit of rock “Klubi i muzikantëve të Varnës”, me ndihmën e bashkisë së qytetit Shablla:
“U bë një traditë që të pritet mëngjesi i parë i korrikut dhe ne qytetin Shablla - vë në dukje kryetari i bashkisë së qytetit Marian Zheçev. Që ku është nisur - nëse nga plazhi i Varnës, nëse nga Kamen brjag akoma është e diskutueshme, por njerëzit me shpirt të lirë që kërkojnë një atmosferë për relaksim, e mirëpresin diellin e parë të korrikut pikërisht këtu.”
Në skenë buzë bregut do të hipin shumë rok-interpretues bullgar, nuk do të kalojë dhe pa këngën emblematike „July Morning“:
“Unë vij këtu që prej 4-5 vjetëve-vë në dukje Nadezhda Vellkova, e cila vjen posaçërisht për Turneun Ndërkombëtar Petanque, organizuar për të 18 vit radhazi nga “Lazur Petanque Sports Club” - Shablla . Më pëlqejnë njerëzit, gjendja shpirtërore, luajmë petanque, mblidhemi me shokë. Kemi qenë dhe në pritjen e lindjes së diellit më 1 korrik. Qe shumë këndshëm, kaluam tërë natën në plazh, vallëzuam dhe kënduam bashkë me interpretuesit në pazh. Qe shkëlqyeshëm!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina Grigorova, BGNES, pronewsdobrich.bg
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..
Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me pjesëmarrësit e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Udhëtimit "Bullgaria Piktoreske. Dialogët ndërdisiplinorë në shtëpi”. Projekti, i cili po realizohet nën patronazhin e nëndëspresidentit, përfshin kërkime..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen..