Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në krizë politike, ekonomike dhe sociale dhe se reformat dhe fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë në pritje të zbatimit të tyre. Radev shënoi dhe krizën e politikës së jashtme rreth dëbimit të diplomatëve rusë dhe theksoi se qytetarët dhe institucionet kanë nevojë për siguri, parashikueshmëri dhe mbrojtje të besueshme të interesit të shoqërisë. "Unë po pres vendime adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar për të ndërtuar një Bullgari të lirë, demokratike dhe të begatë evropiane," deklaroi Presidenti.
Me marrjen e dosjes me mandatin, Asen Vasilev theksoi se për të kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se duke pasur parasysh krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri që punon në interes të qytetarëve dhe mbron interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit, ashtu si ndodhi edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të parë të "Po e vazhdojmë ndryshimin". Që nga sot Asen Vasilev ka një afat prej 7 ditësh (deri në orën 17:00 të datës 8 korrik) në të cilin duhet t'ia paraqesë Presidentit përbërjen e qeverisë, pas së cilës Rumen Radev duhet të propozojë kandidatin për Kryeministër për votim në Kuvendin Popullor.Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Moti me diell do të mbizotërojë ditën e martë . Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të formohen re shiu dhe do të bien shira në disa rajone...