Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev

Foto: Zyra e Shtypit e Presidencës

Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në krizë politike, ekonomike dhe sociale dhe se reformat dhe fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë në pritje të zbatimit të tyre. Radev shënoi dhe krizën e politikës së jashtme rreth dëbimit të diplomatëve rusë dhe theksoi se qytetarët dhe institucionet kanë nevojë për siguri, parashikueshmëri dhe mbrojtje të besueshme të interesit të shoqërisë. "Unë po pres vendime adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar për të ndërtuar një Bullgari të lirë, demokratike dhe të begatë evropiane," deklaroi Presidenti.

Me marrjen e dosjes me mandatin, Asen Vasilev theksoi se për të kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se duke pasur parasysh krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri që punon në interes të qytetarëve dhe mbron interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit, ashtu si ndodhi edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të parë të "Po e vazhdojmë ndryshimin". Që nga sot Asen Vasilev ka një afat prej 7 ditësh (deri në orën 17:00 të datës 8 korrik) në të cilin duhet t'ia paraqesë Presidentit përbërjen e qeverisë, pas së cilës Rumen Radev duhet të propozojë kandidatin për Kryeministër për votim në Kuvendin Popullor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pronarët e restoranteve protestojnë kundër TVSH-së 20%

Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur..

botuar më 25-03-19 5.15.PD

Parashikimi i motit për 19 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 6° dhe minus 1°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Rritje të përkohshme më të theksuara të vranësirave do të ketë në rajonet lindore. Do..

botuar më 25-03-18 7.35.MD

Ministri i shëndetësisë i RSM-së, Arben Taravari: Faleminderit, Bullgari!

Ministri maqedonas i shëndetësisë Arben Taravari dhe homologu i tij bullgar Sillvi Kirillov, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, Georg Georgiev dhe Timço Mucunski, vizituan shtetasit maqedonas të..

botuar më 25-03-18 6.28.MD