Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në krizë politike, ekonomike dhe sociale dhe se reformat dhe fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë në pritje të zbatimit të tyre. Radev shënoi dhe krizën e politikës së jashtme rreth dëbimit të diplomatëve rusë dhe theksoi se qytetarët dhe institucionet kanë nevojë për siguri, parashikueshmëri dhe mbrojtje të besueshme të interesit të shoqërisë. "Unë po pres vendime adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar për të ndërtuar një Bullgari të lirë, demokratike dhe të begatë evropiane," deklaroi Presidenti.
Me marrjen e dosjes me mandatin, Asen Vasilev theksoi se për të kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se duke pasur parasysh krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri që punon në interes të qytetarëve dhe mbron interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit, ashtu si ndodhi edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të parë të "Po e vazhdojmë ndryshimin". Që nga sot Asen Vasilev ka një afat prej 7 ditësh (deri në orën 17:00 të datës 8 korrik) në të cilin duhet t'ia paraqesë Presidentit përbërjen e qeverisë, pas së cilës Rumen Radev duhet të propozojë kandidatin për Kryeministër për votim në Kuvendin Popullor.Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..