Asen Vasilev, kandidati për kryeministër nga grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin", mori nga Presidenti Rumen Radev mandatin për formimin e qeverisë së re. Gjatë dorëzimit të mandatit, Kreu i Shtetit vuri në dukje se Bullgaria është në krizë politike, ekonomike dhe sociale dhe se reformat dhe fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë janë në pritje të zbatimit të tyre. Radev shënoi dhe krizën e politikës së jashtme rreth dëbimit të diplomatëve rusë dhe theksoi se qytetarët dhe institucionet kanë nevojë për siguri, parashikueshmëri dhe mbrojtje të besueshme të interesit të shoqërisë. "Unë po pres vendime adekuate dhe mbrojtje të interesit kombëtar për të ndërtuar një Bullgari të lirë, demokratike dhe të begatë evropiane," deklaroi Presidenti.
Me marrjen e dosjes me mandatin, Asen Vasilev theksoi se për të kjo është një përgjegjësi e madhe dhe se duke pasur parasysh krizat me të cilat duhet të përballet Bullgaria, është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi një qeveri që punon në interes të qytetarëve dhe mbron interesin bullgar dhe pavarësinë e vendit, ashtu si ndodhi edhe gjatë qeverisjes së kabinetit të parë të "Po e vazhdojmë ndryshimin". Që nga sot Asen Vasilev ka një afat prej 7 ditësh (deri në orën 17:00 të datës 8 korrik) në të cilin duhet t'ia paraqesë Presidentit përbërjen e qeverisë, pas së cilës Rumen Radev duhet të propozojë kandidatin për Kryeministër për votim në Kuvendin Popullor.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..