Të mërkurën nga mëngjesi mbi Bullgarinë Perëndimore dhe pasdite mbi Bullgarinë Qendrore do të zhvillohen vranësira, do të ketë reshje të shkurtra shiu, bubullima dhe breshër. Në Bullgarinë Lindore do të mbajë mot me diell. Temperaturat do të ulen me 5-7°. Ato maksimale do të jenë 26° në perëndim, deri në 36° në lindje.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë 28-30°, ato të ujit të detit 24-27°. Lëvizja e ujit të detit do të jetë 1-2 ballë.
Para mesditës do të bjerë shi mbi malet në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 22°, në 2000 m deri në 13°.
Të enjten reshjet do të lëvizin mbi Bullgarinë Lindore. Të premten një front i ri i ftohtë do të kalojë mbi vendin.
PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..
Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..