Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thirrje për të rikthyer mbajtjen e maskave në transport dhe spitale

Dr. Aleksandër Simidçiev
Foto: BGNES

Në baza dy javore, incidenca e Covid-19 në vend u rrit në 82.5 persona për 100 mijë banorë, njoftoi Qendra Kombëtare për Sëmundjet Infektive dhe Parazitare. Rajonet e Varnës, Burgasit dhe qytetit të Sofjes janë në zonën e verdhë për nga sëmundshmëria. Pjesa tjetër mbetet në zonën e gjelbër. Sipas treguesit të zënies së shtretërve spitalorë për trajtimin e pacientëve me koronavirus, të gjitha rajonet janë në fazën më të ulët – zero.

Për shkak të rasteve në rritje të infeksionit, Ministri i Shëndetësisë të rikthejë mbajtjen e detyrueshme të maskave në spitale dhe në transportin publik. Kjo duhet të bëhet të paktën në zonat për të cilat ekziston kodi i verdhë. Për këtë bëri thirrje para NOVA NEWS Dr. Aleksandër Simidçiev, deputet nga "Bullgaria Demokratike".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD