Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari organizoi në Kopshtin Botanik të Universitetit në Sofje aktivitetin e parë kushtuar degustimit të verërave shqiptare në Bullgari - një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar dy popujt tanë.
Në këtë aktivitet u prezantuan kantinat e verës nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, verërat e të cilave janë një përzierje e varieteteve autoktone të rrushit. Të ftuarit patën kënaqësinë të shijojnë edhe raki të mrekullueshme shqiptare.
Shqipëria ka shumë varietete autoktone rrushi dhe vreshtat e saj mbulojnë më shumë se 10 000 hektarë. Vendi i Shqiponjave mund të mburret me një traditë mijëravjeçare të prodhimit të verës, duke e bërë atë një nga vendet më të vjetra prodhuese të verës në Evropë.
Shqipëria mund të ndahet në 4 rajone të verërave, të cilat përcaktohen kryesisht nga lartësia e tyre. Që nga viti 2000, prodhimi i rrushit në vend është rritur konsiderueshëm, si dhe sipërfaqja e vreshtave.
Ka një potencial për zëvendësimin e importit në sektorin e verës në Shqipëri, por ka edhe një potencial për rritjen e eksporteve, u theksua në eventin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje - një mundësi vërtet e mrekullueshme për të njohur më mirë kulturën shqiptare në vendin tonë.
Informacioni është dhënë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..