Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari organizoi në Kopshtin Botanik të Universitetit në Sofje aktivitetin e parë kushtuar degustimit të verërave shqiptare në Bullgari - një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar dy popujt tanë.
Në këtë aktivitet u prezantuan kantinat e verës nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, verërat e të cilave janë një përzierje e varieteteve autoktone të rrushit. Të ftuarit patën kënaqësinë të shijojnë edhe raki të mrekullueshme shqiptare.
Shqipëria ka shumë varietete autoktone rrushi dhe vreshtat e saj mbulojnë më shumë se 10 000 hektarë. Vendi i Shqiponjave mund të mburret me një traditë mijëravjeçare të prodhimit të verës, duke e bërë atë një nga vendet më të vjetra prodhuese të verës në Evropë.
Shqipëria mund të ndahet në 4 rajone të verërave, të cilat përcaktohen kryesisht nga lartësia e tyre. Që nga viti 2000, prodhimi i rrushit në vend është rritur konsiderueshëm, si dhe sipërfaqja e vreshtave.
Ka një potencial për zëvendësimin e importit në sektorin e verës në Shqipëri, por ka edhe një potencial për rritjen e eksporteve, u theksua në eventin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje - një mundësi vërtet e mrekullueshme për të njohur më mirë kulturën shqiptare në vendin tonë.
Informacioni është dhënë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.
Përpiloi: Vesella Mançeva
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..