Po të zhvillohen zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare sot, GERB do të ishte forca e parë politike me 21.5% të votave, sipas anketës së fundit sociologjike të agjencisë “Alpha Research”, të realizuar deri më 1 korrik. Pas tyre renditen “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 20.2 për qind. Partia Socialiste Bullgare (BSP) është e treta me 11.5%. Pasojnë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe “Vëzrazhdane” - përkatësisht me 8.8 dhe 7.8 për qind. "Bullgaria Demokratike" dhe "Ngritja Bullgare" fitojnë respektivisht 7.1 dhe 4.5 për qind mbështetje. “Ka një popull të tillë” (ITN), që doli nga koalicioni qeverisës, del nga parlamenti i ri i mundshëm.
Një koalicion i trefishtë rreth "Po e vazhdojmë ndryshimin" me BSP dhe "Bullgarinë Demokratike" merr 31.9% të mandateve të ardhshme parlamentare, që nuk mjafton për një shumicë. Për një koalicion rreth GERB-it janë 25.2%.
49.5% e të anketuarve në sondazh shprehin mbështetje për formimin e qeverisë së re në parlamentin aktual, ndërsa - 46.7% mbështesin zgjedhjet e parakohshme.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..