Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët të jenë të qetë për furnizimin me gaz, po hartohet një plan

Aleksandër Nikollov
Foto: BGNES

Nga Bullgaria kërkohen përpjekje maksimale që të plotësohen nevojat specifike dhe periudha e dimrit të kalojë qetë. Këtë e deklaroi para gazetarëve Ministri i Energjetikës në dorëheqje, Aleksandër Nikollov, pas seancës së mbyllur të Kuvendit Popullor për furnizimin me gaz në Bullgari.

"Njerëzit duhet të jenë të qetë, sepse në aspektin e infrastrukturës Bullgaria po shkon mjaft mirë, d.m.th. ka mjaft zgjidhje konvencionale. Prodhimi i energjisë elektrike në Bullgari nuk varet nga gazi natyror, ky është gjithashtu një lajm i mirë. Edhe nëse ka vështirësi me furnizimet, ka mundësi për lëndë djegëse alternative”, komentoi ai.

Aktualisht është duke u zhvilluar një plan specifik. E gjithë Evropa varet jashtëzakonisht nga Gazprom Export dhe sjellja specifike e këtij furnizuesi tregon qartë se qëllimet janë shumë më tepër gjeopolitike sesa komerciale, theksoi Nikollov.

Pas seancës, deputetët shprehën shqetësimin nëse do të ketë fare furnizim me gaz për Bullgarinë dhe për çmimin e tij. Nuk ka kontratë për dërgesa të rregullta, çdo gjë është dita-ditës, nuk ka qartësi për vjeshtën dhe dimrin, komentojnë nga BSP. Nuk ka kontrata afatgjata as për gazin e lëngshëm amerikan.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD