Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ i paraqiti Këshillit për Median Elektronike një projekt për digjitalizimin e të dhënave arkivore të saj. Për 4 vjet, me 3,4 milionë euro nga Plani i Bashkimit Evropian për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë për masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, BNR do të përshpejtojë digjitalizimin e incizimeve të vjetra, njoftoi drejtori i përgjithshëm Milen Mitev në raportin e tij para këshillit. Do të krijohet gjithashtu një depo e re për të ruajtur origjinalet.
Komisioni Parlamentar për Kulturë dhe Media në një mbledhje pranoi në ndryshimet në Ligjin për Radion dhe Televizionin BNT dhe BNR të marrin përsipër detyrimin që 60% e muzikës që lëshojnë në transmetim nga ora 06:00 deri në orën 20:00 të jetë bullgare, dhe kuota totale të jetë të paktën 50 për qind.
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..