Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsultime me Presidentin para mandatit të tretë eksplorues

ITN është për një koalicion të katër partive të njëjta, por të bazuar në një partneritet të barabartë

Foto: BGNES

ITN nuk pretendojnë që kryeministri të jetë nga partia e tyre. Emri i tij duhet të vendoset me negociata mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit në mënyrë që ai të jetë një figurë unifikuese. Kjo u bë e qartë nga takimi i përfaqësuesve të ITN-së me Presidentin Rumen Radev në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti të ri me mandatin e tretë eksplorues brenda parlamentit aktual.

“Vendimi i partisë suaj ishte largimi nga qeveria, gjë që e ngriti Legjislaturën e 47-të Kuvendit Popullor para nevojës për të zgjedhur një shumicë të re qeverisëse ose për të shkuar në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare”, kujtoi presidenti. Ai e pyeti ITN se si e shohin rrugëdaljen nga kriza aktuale.

“Ne si parti politike mendojmë se në këtë situatë krize është më mirë të kemi sërish një qeveri me të njëjtat katër parti, sepse kemi qëllime të përbashkëta. Sigurisht që kemi edhe dallime, por ato janë më të vogla në krahasim me qëllimet tona të përbashkëta, për dallim nga GERB, DPS dhe “Vëzrazhdane”, me të cilët nuk kemi pika kontakti në këtë drejtim”, tha Toshko Jordanov nga ITN.

Megjithatë, sipas tij, koalicioni duhet të ndërtohet në mënyrë më të barabartë, “të mos ketë urdhra, por të ketë partnerë”. ITN gjithashtu kërkoi nga liderët e PP Kiril Petkov dhe Asen Vassilev që të "hiqen mënjanë" dhe të lënë ekspertët të dalin në plan të parë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Caribrod diskutuan ndryshimet që priten në Serbi

Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..

botuar më 25-01-02 11.18.PD

Një kontingjent ndërkombëtar policor do të vendoset përgjatë kufirit tonë me Turqinë

Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..

botuar më 25-01-02 6.10.PD
Pamje nga mali Rilla

Parashikimi i motit për 2 janarin

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..

botuar më 25-01-01 7.00.MD