Gjashtë medalje fituan sportistët bullgarë në Kampionatin Ballkanik për djem dhe vajza nën 20 vjeç, i cili u zhvillua në datat 16-17 korrik në Denizli të Turqisë. Një sensacion të vërtetë bëri Bozhidar Sarabojukov, i cili brenda 1 ore mori titujt në kërcim së gjati me rekord personal 7.78 (1.5) dhe në kërcim së larti me 2.15, transmeton atletikabg.com. Motra e Bozhidarit, Iren Sarabojukova, fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti për vajza me rekord personal 1.78. Edhe kampioni i Evropës për të rinj në kërcim të trefishtë në Jerusalem 2022, Llëçezar Vëllçev, gjithashtu mori një titull, me rezultatin 15.71.
Koleksioni i Bullgarisë u plotësua me dy medaljet e bronzta të Todor Petrovit në hedhjen e gjyles (6 kg) - 17.39 dhe Simeon Kasëllç në hedhjen e diskut (1.75 kg) - 53.06.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA..