Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veprat e fëmijëve paraqesin gjurmët bullgare në mbarë botën

6
Foto: Elena Karkallanova

Pjesë të Bullgarisë të shpërndara nëpër botë dhe të ri zbuluara nga fëmijët e bashkatdhetarëve tanë - kjo është ekspozita e organizuar në hyrjen e ndërtesës së Akademisë Bullgare të Shkencave, në lidhje me takimin vjetor të Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit.

“Nuk kam pushuar kurrë së pyeturi veten se cili është roli i atdheut tim në kontekstin e Evropës dhe të botës. Për mua ishte jashtëzakonisht emocionuese të zbuloja se sa bullgarë kanë kaluar përmes Italisë gjatë shekujve dhe se paraardhësit tanë kanë luajtur një rol të madh në atë që është Roma sot”, thotë Veneta Nenkova, frymëzuese e bienales ndërkombëtare “Gjurmët Bullgare nëpër botë me paletë, kamera dhe fjalë”.

Veneta Nenkova

Mbërritur në moshën 17 vjeçe në kryeqytetin Italian, më shumë se 30 vjet ajo është e emocionuar të zbulojë fijet e reja bullgare në Itali, e cila është jashtëzakonisht e pasur me artefakte kulturore dhe historike. Ajo vendos se mënyra më e mirë për të afruar historinë bullgare me fëmijët në shkollën e së dielës "Asen dhe Ilia Pejkovi" që themeloi në Romë, është t'i shpjerë ata në vendet që lidhen me figura të rëndësishme nga e kaluara bullgare. Kështu, më pas lindi ideja e bienales ndërkombëtare, në të cilën janë përfshirë më shumë se 100 bullgarë nga vende të ndryshme.


“Më bënë shumë përshtypje kërkimet, pikturat dhe filmat e bërë nga fëmijët nga Londra dhe Oksfordi - ata vërtet e kuptuan idenë e kësaj bienaleje atje. Në një film ata flasin për thesarin trak, i cili ndodhet në një nga muzetë në Oksford. Më bëri shumë përshtypje të madhe edhe një gjurmë tjetër e zbuluar në një muze të Londrës - një diademë e një princeshe bullgare nga Presllav. Ju rekomandoj të gjithëve të cilët shkojnë në Londër dhe Oksford, patjetër të venë e të zbulojnë këto gjurmë bullgare.”


Veneta Nenkova pohon se, e ka organizuar bienalen dhe ekspozitën pak me inat, që të mund të tregojë sesi sipas saj duhet të duket një forum për fëmijët, e pikërisht - të jetë i platitur me më të mirën, e cila ekziston në rrethin tonë. “Për mua më e mira është Akademia Bullgare e Shkencave. Kërkova patronazhin e tyre, sepse besoj se, fëmijët duhet të kenë kontakt me personalitete të mëdhenj”, thotë bullgarja, duke dhënë si shembull veten dhe takimet me pedagogë të shkëlqyer dhe personalitete si kompozitori Parashkev Haxhiev, regjisori italian Etope Skola, studiuesi i psikologjisë popullore bullgare Marko Semov, zbuluesi i thesarit më të vjetër të arit Mihail Llazarov dhe shumë të tjerë.


“Sigurisht që kjo ka një ndikim të madh te adoleshentët. Prandaj doja që disi të mëdhenjtë të na kushtonin vëmendje. Për më tepër, ata duhet ta bëjnë këtë sepse së bashku mund të bëjmë shumë gjëra të vlefshme për Bullgarinë. Për shembull, për faktin se unë punoj për Vatikanin dhe kam akses në disa nga arkivat, tashmë kemi bërë përkthime të arkivave që shkolla jonë i ka blerë me rastin e 140 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë. E jap këtë si shembull për një bashkëpunim të mundshëm midis Akademisë Bullgare të Shkencave dhe të gjitha rrethet studimore dhe shkencore në Bullgari me shkollat bullgare jashtë shtetit. Sepse këto shkolla tona nuk janë thjesht vende, në të cilat mësohet gjuha bullgare. Ky është një vend, ku ruhen rrënjët bullgare, fryma bullgare, disa Bullgari të vogla, të cilat jetojnë paralelisht me Bullgarinë e madhe, dhe ata mendojnë dhe ëndërrojnë për të. Pra, kjo bienale është një përpjekje për të zgjuar, për t'u thënë atyre nga të cilët varet, në këtë rast Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Akademisë Bullgare të Shkencave - ne jemi atje, na përdorni dhe le të punojmë së bashku për Bullgarinë.”


Foto: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD