Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Irina Vlladikova, Kryetare e Shoqatës së Shkollave Bullgare jashtë Vendit:

Arsimi jashtë vendit është një element i sigurisë kombëtare

Përfaqësues të shkollave bullgare nga gjashtë kontinente mblidhen në Sofje më 27 dhe 28 korrik

10
Foto: bg-school.org

Zemra dhe shpirti i komuniteteve bullgare në mbarë botën janë shkollat ​​e së dielës, ku fëmijët mësojnë gjuhën, kulturën, historinë dhe traditat e tyre amtare. Pothuajse 400 janë shkollat ​​tona jashtë vendit dhe më shumë se gjysma e tyre janë të bashkuara në Asociacionin e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit. Kjo organizatë joqeveritare ka 15 vjet që bën përpjekje për të mbledhur fijet bullgare në mbarë botën dhe për të krijuar kushte dhe mundësi që fëmijët e bashkatdhetarëve tanë të kthehen në Bullgari.

“Një nga arsyet që të organizohemi ishin problemet të cilat secili haste në vendin përkatës” – kujton fillimin e rrugës Irina Vlladikova, Presidente e Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit. Ajo vet tashmë 30 vjet është drejtuese e Shkollës Bullgaro-Austriake “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Vjenë, ku jep mësime të gjuhës dhe letërsisë bullgare për fëmijët nga klasa e 5-të deri në të 12-tën. Ajo thotë se bashkimi i shkollave në këtë organizatë unike për diasporën bullgare ka ndihmuar që puna e tyre të bëhet pjesë e sistemit arsimor bullgar.

Irina Vlladikova

Këto shkolla nuk janë diçka e re, përkundrazi - shton Irina Vlladikova. - Shkollat ​​e krijuara jashtë vendit janë diçka që duhet ta kishte bërë shteti. Por vitet ishin të tilla - edhe ato pak shkolla shtetërore që ekzistonin jashtë vendit deri në vitin 1989 u mbyllën, të gjitha financimet u ndërprenë. Por ne bullgarët jemi një popull i mençur - kudo që shkojmë, ndërtojmë një kishë dhe një shkollë. Dhe kjo është një nga dallimet tona të forta – synimi ndaj arsimit. Kur u themelua shkolla jonë në Vjenë - dhe mendoj se për shumë të tjerë është ashtu - njerëzit udhëhiqeshin nga ideja që fëmijët që janë atje për një arsye ose një tjetër duhet të mbajnë gjuhën e tyre, duhet të mbajnë rrënjët e tyre, të kaluarën, traditat, zakonet etj. Dhe kështu fillon. Prandaj, bashkëfinancimi dhe mbi të gjitha njohja jonë si pjesë e sistemit arsimor të Bullgarisë janë sukseset tona të para të mëdha. 


Ne jemi një tërësi dhe nuk duhet të perceptohemi si diçka ekzotike, por si një sistem pune, që mbulon një numër të madh fëmijësh, që jetojnë jo në Bullgari, por jashtë kufijve të saj, dhe megjithatë janë fëmijë të Bullgarisë. Për mua arsimi është një kauzë kombëtare dhe duhet të bëhet prioritet kombëtar. Është koha ta kuptojmë këtë, sepse sado qesharake apo tragjike të tingëllojë, në 15 vitet e ekzistencës së organizatës sonë ndërruan 13 ministra të arsimit.”


Disa nga këta ministra janë të ftuar në Konferencën vjetore të Asociacionit të Shkollave Bullgare Jashtë Vendit. Pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë, forumi mbledhë sërish rreth 70 përfaqësues të shkollave bullgare nga gjashtë kontinente - Evropa, Azia, Amerika Veriore dhe Jugore, Afrika dhe Australia.

Jeta sjell surpriza - thotë Irina Vlladikova. - Kemi mbajtur seminare, konferenca online, d.m.th. kontakti, edhe pse në mungesë, vazhdon të jetë forca e organizatës sonë. Por kontakti i drejtpërdrejtë është një gjë tjetër dhe kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të lumtur që organizojmë këtë konferencë dhe pas një pauze dyvjeçare takohemi sërish. Fatkeqësisht, momenti nuk është më i miri - nga njëra anë është koha e pushimeve, nga ana tjetër situata është problematike nga pikëpamja politike, por shpresojmë që një pjesë e madhe e njerëzve që na ndihmuan për këto 15 vjet të jenë të pranishëm.”

Të nderuar të ftuar në takim janë edhe përfaqësuesit e shkencës bullgare, me të cilët Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit ka një bashkëpunim solid gjatë viteve të fundit. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se përmes partneritetit të shkollave bullgare jashtë vendit me Departamentin e Edukimit Gjuhësor në Universitetin e Sofjes në 13 shtete të Shteteve të Bashkuara, gjuha bullgare përfshihet në sistemin “Vula dygjuhëshe”, e cila jep një avantazh kur aplikohet në universitet ose për punë.

Në një periudhë të shkurtër u bë shumë, gjë që nuk është karakteristike për sistemin arsimor - vazhdon Irina Vlladikova. - Por funksionon për ne, ndoshta sepse jemi një fenomen i ri dhe mund të provojmë disa gjëra. Për shembull, ne ishim të parët që filluam punën me fëmijët 4 vjeç. Për ne ky proces është shumë i rëndësishëm, sepse një përqindje e madhe e fëmijëve që vijnë në këtë moshë pothuajse ose aspak nuk flasin bullgarisht.”

Komunitetet bullgare në mbarë botën janë shumë aktive në reagimin ndaj ngjarjeve sociale dhe politike në vend. Si ndikon kjo në mjedisin shkollor?


“Na vjen mirë që në përgjithësi Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Vendit punon mrekullisht me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike - përgjigjet Irina Vlladikova. - Sepse e them përsëri - arsimi është vlerë kombëtare, duhet të ketë një përmirësim të vazhdueshëm. Sepse arsimimi jashtë vendit është në fakt një element i sigurisë kombëtare


Të gjithë e dimë se pa gjuhën vendi ynë është në rrezik nga ky problem demografik. Nuk është rastësi që vitet e fundit flitet shumë për rikthimin. Një familje nuk do të kthehet nëse fëmija nuk është gati për të, dhe ai nuk mund të jetë gati nëse nuk e di gjuhën. Gjërat janë kaq të lidhura dhe nuk është çështja se cilës parti i përkisni.”


Autor: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Elena Karkallanova, Shkollës Bullgaro-Austriake “Shenjtor Kirill dhe Metodij” - Vjenë- Facebook /@abvschule, bg-school.org, bulgaren.org







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD