Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 gushtin 2022

Do të jetë e ngrohtë me reshje të izoluara pasdite në verilindje dhe male

Foto: BGNES

Ditën e marte do të nisë me diell në të gjithë vendin. Pas mesditës do të ketë vranësira në verilindje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28 deri në 33°, në Sofje rreth 28°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell deri në mesditë. Pas mesditës në veri do të mbajë vranësira dhe mund të ketë reshje të izoluara e të shkurtra. Temperaturat maksimale do të jenë 27-29°. Uji i detit mbetet 26-27°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Nuk përjashtohen reshje të izoluara e të shkurtra në vende pas drekës. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 22°, në 2000 m deri në 15°.

Të mërkurën dhe të enjten do të mbetet me diell, pasdite me vranësira dhe shira të izoluara.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri Kondov

Bullgaria mbështet anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 3 tetor në Paris, njoftoi MPJ. Në forum marrin pjesë ministrat e jashtëm të..

botuar më 24-10-03 11.24.PD
Ministri Zaprjanov

Është një lajm i rremë se Bullgaria ka dërguar kërcënime terroriste në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..

botuar më 24-10-03 10.12.PD

Bullgaria pret që së shpejti të pranohet në Shengenin tokësor

Pas aderimit të Bullgarisë në zonën Shengen më 31 mars, nuk ka asnjë ndryshim në mjedisin e sigurisë, theksoi ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov në një takim pune me ambasadorët e vendeve të BE-së. Takimi në Sofje u organizua nga..

botuar më 24-10-03 9.11.PD