"Në emër të qeverisë sonë të koalicionit, jua dorëzoj qeverisjen e vendit! Në kundërshtim të sugjerimeve, nuk ka kushte për një apokalips në Bullgari." Me këto fjalë, ish-Kryeministri Kirill Petkov në një ceremoni të veçantë ia dorëzoi pushtetin kabinetit zyrtar të kryesuar nga kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Petkov raportoi se përkundër krizës botërore, ekipi i tij ka ndërtuar një themel të mirë dhe qytetarët bullgarë, me ndihmën e qeverisë së re, do të kenë paqe mendore dhe parashikueshmëri në muajt e ardhshëm. Qeveria e Petkovit lë një suficit prej 1.5 miliardë levash në buxhet. Ai shprehu shpresën se lufta kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin gjyqësor do të vazhdojë.
Gëllëb Donev përshkroi detyrat më urgjente përpara kabinetit të ri - çmimet e gazit natyror dhe karburanteve, inflacioni i lartë, problemet rreth mirëmbajtjes së rrugëve në vend dhe protesta e kompanive të ndërtimit të rrugëve. Na presin muaj të pasioneve të nxehta politike. Ne kemi për detyrë të rikthejmë tonin e mirë dhe dialogun produktiv”, theksoi Donev.Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses,..
Që nga perëndimi i diellit më 25 dhjetor, komuniteti hebre fillon të festojë Hanukkah. Fillimi i festës është në ditën e 25-të të muajit hebre Kislev dhe, në varësi të vitit, mund të bjerë në nëntor ose dhjetor. Duke ndezur 9 qirinj ose vaj ritual në..
Kisha Ortodokse kremton Lindjen e Krishtit me shërbesa solemne. Shërbimet festive filluan në prag të Krishtlindjeve, kur kisha mbajti një vigjilje solemne. Qindra esimtarë u mblodhën në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit në Sofje, ku Patriku..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..