Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të votojmë me makinë në zgjedhjet e ardhshme

Foto: Ani Petrova

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2 tetorit në Bullgari, votimi do të bëhet kryesisht me makineri, ndonëse disa forca politike insistuan për kthimin e fletës së votimit. Këtë e tha për BNT Veselin Todorov, drejtori i kompanisë që deri para pak kohësh siguronte votimin me makina, ndërsa tani ka angazhim për mirëmbajtjen e makinerive. Vendi ynë ka 12 837 makineri votimi, të cilat bashkë me softuerin tashmë janë në pronësi të KQZ-së.

Makineritë janë të mbrojtura mirë, nuk janë të lidhura në internet dhe nuk mund të sulmohen nga hakerët, theksoi Todorov.

Në seksionet me më pak se 300 banorë votimi bëhet me fletëvotim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD