Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".
Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.
Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.
Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.
Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..