Qindra mjete lundruese po presin në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub dhe parashikimet për lumin nuk janë aspak optimiste. Për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në tre lumenjtë më të rëndësishëm - Rini, Majni dhe Danubi, situata në Danub mbetet e rëndë dhe pronarët e anijeve në të gjithë Evropën pësojnë humbje, tha në një intervistë për BNR kapiteni Ivan Zhekov, kreu i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumenjve.
Sipas tij, tendenca e nivelit të ulët të lumit vazhdon dhe nuk ka perspektivë për rritje të përhershme të nivelit. Pavarësisht mungesës së ujit, aktualisht nuk ka asnjë anije të bllokuar në seksionin bullgaro-rumun. Anije me ngarkesa më të lehta lundrojnë përgjatë Danubit, ndërsa të tjerat presin në porte.Qendra Ndërkombëtare e Kongreseve në Burgas mirëpret mbi 40 prodhues bullgare dhe të huaj të verës për edicionin e dymbëdhjetë të festivalit “Vera dhe pijet alkoolike Fest Burgas”. Eventi do të zhvillohet në tre ditë, nga data 19 deri më 21 korrik,..
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj. "Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe..
Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë..
Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten..
Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e dytë eksplorues për formimin e qeverisë grupit të dytë më të madh parlamentar në Legjislaturën e 50-të të..
Në Këshillin e Ministrave u nënshkrua kontrata mes Agjencisë Amerikane të Tregtisë dhe Zhvillimit dhe Operatorit të Sistemit Elektroenergjetik për..