Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka anije të bllokuara në seksionin bullgaro-rumun të Danubit

Foto: BNR - Vidin

Qindra mjete lundruese po presin në pjesën bullgaro-rumune të lumit Danub dhe parashikimet për lumin nuk janë aspak optimiste. Për shkak të mungesës së ujit të mjaftueshëm në tre lumenjtë më të rëndësishëm - Rini, Majni dhe Danubi, situata në Danub mbetet e rëndë dhe pronarët e anijeve në të gjithë Evropën pësojnë humbje, tha në një intervistë për BNR kapiteni Ivan Zhekov, kreu i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Lumenjve.

Sipas tij, tendenca e nivelit të ulët të lumit vazhdon dhe nuk ka perspektivë për rritje të përhershme të nivelit. Pavarësisht mungesës së ujit, aktualisht nuk ka asnjë anije të bllokuar në seksionin bullgaro-rumun. Anije me ngarkesa më të lehta lundrojnë përgjatë Danubit, ndërsa të tjerat presin në porte.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD