Izolimi i detyrueshëm për të sëmurët me Covid-19 do të ulet nga 10 në 7 ditë. Kështu deklaroi në një konferencë para Ministrisë së Shëndetësisë, docent Angell Kunçev – kryeinspektori shtetëror shëndetësor. Karantina e personave të kontaktit ulet nga 7 në 5 ditë, ndërsa për personat që janë brenda 3 muajve nga vaksinimi i fundit - me dozë të plotë ose përforcuese, si dhe për ata që janë sëmurë brenda kësaj periudhe, karantina hiqet.
Sipas Kunçevit, ky është hapi i parë drejt lehtësimit gradual të masave kundër koronavirusit. Urdhri hyn në fuqi nga e enjtja dhe do të jetë në fuqi për një javë.
Të paktën deri më 25 gusht mbetet e detyrueshme mbajtja e maskave në transportin publik, objektet mjekësore, farmacitë dhe institucionet që ofrojnë shërbime sociale.
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..
Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..