Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në 61 shtete do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Cvetozar Tomov dhe Rosica Mateva
Foto: BGNES

Bashkatdhetarët tanë në 61 shtete do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor, njoftoi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov në brifingun e parë të rregullt. Për këtë qëllim pritet të hapen 734 qendra votimi. Vendvotimet e sigurta deri më tani janë 559, ndërsa 175 të tjerat do të varen nga pëlqimi i vendit pritës. Vetëm në Gjermani votimi do të bëhet në 40 adresa jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Cvetozar Tomov.

Aplikimet për votim jashtë vendit kanë kaluar shifrën 3 mijë, por afati i fundit për dërgimin e tyre është data 6 shtator. Tashmë është aktiv formulari elektronik për paraqitjen e aplikimeve, theksoi nënkryetari i KQZ-së.

Zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, tha se shorti për numrat me të cilët do të marrin pjesë në votim forcat politike do të hidhet më 31 gusht. Në zgjedhje u regjistruan 24 parti dhe shtatë koalicione, por numri përfundimtar i tyre do të bëhet i qartë më 30 gusht – pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara. “Qarqeve dhe bashkive u janë dërguar simulatorë për votim makinerie”, shtoi zëdhënësja e komisionit.

E pyetur nëse "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" mund të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se janë regjistruar veçmas, Rosica Mateva shpjegoi se ndryshime mund të bëhen vetëm në përbërjen e një koalicioni të regjistruar. "Kjo do të thotë se "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë ndryshimin" nuk mund të bashkohen, por të gjitha partitë nga njëri koalicion mund të kalojnë në tjetrin", shtoi Cvetozar Tomov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickovski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Mickovski ka marrë mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka marrë mandatin deri më 24 qershor për të paraqitur në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë së re të Maqedonisë së..

botuar më 24-06-07 7.30.MD

Fushata për zgjedhjet evropiane mbeti nën hijen e zgjedhjeve të radhës të parakohshme parlamentare në Bullgari

Të dielën, më 9 qershor, Bullgaria zgjedh përbërjen e Asamblesë së 50-të Kombëtare. Këto janë zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare me radhë brenda dy vitesh e gjysmë , por këtë herë ato përkojnë edhe me zgjedhjen e Parlamentit të ri Evropian..

botuar më 24-06-06 7.30.PD
Dobromir Zhivkov

48.3% duan të votojnë për parlamentin kombëtar dhe 47.4% për Parlamentin Evropian

290 mijë bullgarë që duan të votojnë më 9 qershor nuk kanë vendosur ende se për kë. Ky është 10% e atyre që deklarojnë se do të shkojnë për të votuar, tha për bTV Dobromir Zhivkov nga “Market Links”. Sipas sondazhit të agjencisë, formacionet politike..

botuar më 24-06-05 11.27.PD