Bashkatdhetarët tanë në 61 shtete do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor, njoftoi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov në brifingun e parë të rregullt. Për këtë qëllim pritet të hapen 734 qendra votimi. Vendvotimet e sigurta deri më tani janë 559, ndërsa 175 të tjerat do të varen nga pëlqimi i vendit pritës. Vetëm në Gjermani votimi do të bëhet në 40 adresa jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Cvetozar Tomov.
Aplikimet për votim jashtë vendit kanë kaluar shifrën 3 mijë, por afati i fundit për dërgimin e tyre është data 6 shtator. Tashmë është aktiv formulari elektronik për paraqitjen e aplikimeve, theksoi nënkryetari i KQZ-së.
Zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, tha se shorti për numrat me të cilët do të marrin pjesë në votim forcat politike do të hidhet më 31 gusht. Në zgjedhje u regjistruan 24 parti dhe shtatë koalicione, por numri përfundimtar i tyre do të bëhet i qartë më 30 gusht – pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara. “Qarqeve dhe bashkive u janë dërguar simulatorë për votim makinerie”, shtoi zëdhënësja e komisionit.
E pyetur nëse "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" mund të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se janë regjistruar veçmas, Rosica Mateva shpjegoi se ndryshime mund të bëhen vetëm në përbërjen e një koalicioni të regjistruar. "Kjo do të thotë se "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë ndryshimin" nuk mund të bashkohen, por të gjitha partitë nga njëri koalicion mund të kalojnë në tjetrin", shtoi Cvetozar Tomov.
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..