Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët në 61 shtete do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Cvetozar Tomov dhe Rosica Mateva
Foto: BGNES

Bashkatdhetarët tanë në 61 shtete do të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 2 tetor, njoftoi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Cvetozar Tomov në brifingun e parë të rregullt. Për këtë qëllim pritet të hapen 734 qendra votimi. Vendvotimet e sigurta deri më tani janë 559, ndërsa 175 të tjerat do të varen nga pëlqimi i vendit pritës. Vetëm në Gjermani votimi do të bëhet në 40 adresa jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Cvetozar Tomov.

Aplikimet për votim jashtë vendit kanë kaluar shifrën 3 mijë, por afati i fundit për dërgimin e tyre është data 6 shtator. Tashmë është aktiv formulari elektronik për paraqitjen e aplikimeve, theksoi nënkryetari i KQZ-së.

Zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, tha se shorti për numrat me të cilët do të marrin pjesë në votim forcat politike do të hidhet më 31 gusht. Në zgjedhje u regjistruan 24 parti dhe shtatë koalicione, por numri përfundimtar i tyre do të bëhet i qartë më 30 gusht – pas kontrollit të dokumenteve të dorëzuara. “Qarqeve dhe bashkive u janë dërguar simulatorë për votim makinerie”, shtoi zëdhënësja e komisionit.

E pyetur nëse "Po e vazhdojmë ndryshimin" dhe "Bullgaria Demokratike" mund të bashkohen për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se janë regjistruar veçmas, Rosica Mateva shpjegoi se ndryshime mund të bëhen vetëm në përbërjen e një koalicioni të regjistruar. "Kjo do të thotë se "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e Vazhdojmë ndryshimin" nuk mund të bashkohen, por të gjitha partitë nga njëri koalicion mund të kalojnë në tjetrin", shtoi Cvetozar Tomov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD