Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria arriti marrëveshje për një cisternë me gaz të lëngshëm për muajin tetor

Ministri Rosen Hristov
Foto: BGNES

Sot, 19 gusht, Bullgaria ka arritur të negociojë një slot për shkarkimin e një cisternë me gaz të lëngshëm në Turqi dhe ka pranuar ofertën e "Shinier" për dorëzimin e një cisternë në tetor. Këtë e bëri të ditur Ministri i Energjisë nga qeveria e përkohshme, Rosen Hristov. Vendi ynë nuk do të mund të pranojë dy cisterna për muajin nëntor dhe dhjetor, pasi nuk mund të sigurojë slot për to. Kushtet për sigurimin e tyre do ta bëjnë çmimin e gazit jo konkurrues.

2/3 e gazit për muajin tetor ofrohet me çmim konkurrues krahasuar me kushtet e tregut. Po zhvillohen negociata për 1/3 e mbetur, si dhe për gazin për nëntorin dhe dhjetorin. Fokusi është në çmimet më të ulëta të ofertës.

Do të flasim me Azerbajxhanin për rritjen e sasive. Janë duke u zhvilluar negociata për gazin edhe me Turqinë. Këtej e tutje fokusohemi në kontratat afatmesme të furnizimit. Bullgaria do të marrë pjesë në ankandet në ishullin grek Revitusa për vitin 2023. Nëse slotet sigurohen me një çmim konkurrues, atëherë do të kontraktohen edhe cisternat me gaz të lëngshëm për vitin e ardhshëm. Por preferencat janë për furnizime të rregullta të gazit me tubacione me çmime konkurruese.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD