"Bullgaria Demokratike" u deklarua kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë dhe këmbënguli për shpalljen e qëndrimit të forcave politike, të cilat e konsiderojnë veten si euroatlantike, me rastin e synimit të shpallur të qeverisë së përkohshme për të rifilluar negociatat me kompaninë ruse.
Koalicioni e cilësoi si “thellësisht të rremë” deklaratën se “Gazprom” ofron çmimet më të mira dhe dha shembullin e gazit azerbajxhanas. Partnerët në ish-qeverisjen shtruan gjithashtu çështjen interesat e kujt i shërben kabineti duke refuzuar gjashtë nga shtatë cisternat amerikane - pjesë e veprimit të KE-së për të siguruar gaz alternativ, dhe pse nuk i kërkoi Greqisë dhe Turqisë slote falas për gazin e lëngshëm në nivelin më të lartë politik.
Sipas “Bullgarisë Demoratike”, rivendosja e kontratës me "Gazprom" do të eliminojë shanset tona për të kërkuar dëmshpërblime për kushtet e ndryshuara në mënyrë të njëanshme për pagesën e gazit në prill.
“Bullgarisë Demoratike” i bëri thirrje qeverisë të zhvillojë një plan për të kompensuar familjet dhe bizneset në krizën energjetike.Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..