Nga mesnata reshjet e shiut do të ndalen në shumicën e zonave dhe vranësirat do të zvogëlohen deri në kthjellime. Ato do të mbeten më të konsiderueshme në rajonet lindore dhe malore. Në disa vende të veçanta atje do të vijojnë reshjet e shiut. Do të jetë pothuajse e qetë.
Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të zhvillohen sërish vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të përkohshme intensive dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë.
Mbi Detin e Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në disa vende përreth dhe pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare veri-verilindore. Temperaturat maksimale: 29°-31°. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi male, kryesisht në rajonin e Rillës dhe Rodopeve do të ketë vranësira, vende-vende të shoqëruara me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, e përkohshme deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 16°.Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) feston 90 vjetorin e themelimit me një koncert gala në Teatrin e Operës së Sofjes me pjesëmarrjen e të gjitha ansambleve të..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..