E vetmja mënyrë për të financuar shpenzimet e jashtëzakonshme deri në fund të vitit është kursimi, pasi nuk pritet tejkalim i të ardhurave buxhetore. Ministrja e Financave Rosica Vellkova u tha gazetarëve se teprica e të hyrave në buxhet nga mesi i vitit dhe nivelet e ulëta të shpenzimeve kapitale për periudhën janë suficit i përkohshëm, ndërsa shpenzimet kapitale janë kryesisht nga fondet e BE-së, transmetoi BTA.
Sipas Vellkovës, do të ketë kursime nga shpenzimet kapitale, por ato do të jenë të pakta, po presin edhe rreth 35 milionë euro shpenzime të paparashikuara - për zgjedhjet e ardhshme dhe për strehimin e refugjatëve ukrainas.
Nga 5.2 miliardë eurot e votuara në parlament për borxhin publik, deri më tani janë tërhequr 900 milionë euro. Sipas programit të përditësuar fiskal, deficiti për vitin 2022 do të jetë 4.1 për qind e PBB-së së vlerësuar dhe për sektorin “Qeverisja Shtetërore” deficiti është 6 për qind e PBB-së. Për vitin 2023, parashikimi është për një deficit prej 6,8 për qind të PBB-së për programin e përditësuar fiskal dhe për një deficit prej 6,4 për qind për sektorin “Qeverisja Shtetërore”, theksoi Rositsa Vellkova.
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..