Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëllëb Donev: Ka një çarje në sistemin e “Policisë Kufitare”

Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Ka një çarje në sistemin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe “Policisë Kufitare”, që duhet të lokalizohet dhe të parandalohet shumë shpejt. Kështu tha për bTV Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Sipas tij, pritet që deri në fund të javës masat e marra nga shteti të japin rezultat. Riorganizimi i forcave dhe burimeve në zonën e kufirit me Turqinë është duke u zhvilluar. Stafi shtesë është i vendosur, pajisjet shtesë të dronëve janë të sjellë dhe është kërkuar edhe ndihma nga “Frontex”. U ndanë mjete për riparimin e rrethojës kufitare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD